Rusia zyrtarisht, është tërhequr nga marrëveshja e sigurisë
Luan Qorraj / RTK
Moska zyrtarisht njoftoi se është tërhequr nga një marrëveshje kryesore e sigurisë, Marrëveshja për forcat e armatosura konvencionale në Evropë , e cila, që nga viti 1990 kur u krijua, ndalonte palët nënshkruese nga koncentrimi i forcave që do të lejonin një ofanzivë të shpejtë në territorin evropian.
Marrëveshja duhej të parandalonte palët nga krijimi i parakushteve për zhvillimi e një ofanzive të befasishme. Por, që nga fillimi kjo marrëveshje shihej si negative nga Kremlini. Një vit pas invazionit të Ukrainës, Rusia pezulloi pjesëmarrjen aktive në këtë marrëveshje.
Sipas Moskës, Rusia ka qenë e detyruar të tërhiqet nga kjo marrëveshje pasi që NATO "ka anashkaluar" kufizimet e marrëveshjes. Njëkohësisht NATO dënoi vendimin duke thënë se ai dëmton sigurinë Euro-Atlantike























