Një shtrëngatë e fuqishme godet Kinën verilindore
BKT
Rajoni dhe Bota

Një shtrëngatë e fuqishme godet Kinën verilindore

Luan Qorraj / RTK

Një shtrëngatë e fuqishme e borës ka goditur dy provincat veri-perëndimore kineze, Heilongjiang dhe Liaoning, duke shkaktuar bllokime dhe duke detyruar autoritetet të mbyllin një numër të madh të rrugëve dhe linjave hekurudhore.

Gjithashtu është njoftuar për anulimin e një numri të madh të fluturimeve pasi që aeroportet lokale u mbuluan nga bora.

Autoritetet lokale kanë shpallur gjendje emergjente duke mbyllur bizneset dhe shkollat përderisa meteorologët thonë se kjo valë e befasishme e të reshurave të mëdha mund të vazhdon edhe disa ditë duke shkaktuar probleme të mëdha për autoritetet dhe banorët.

Ndërkohë është bërë e ditur se ekipet emergjente dhe ushtria kanë dërguar 24 mijë njerëz për të tentuar të hapin rrugët më kritike.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota