Volker Turk: Hamasi dhe Izraeli kanë kryer krime lufte
BKT
Rajoni dhe Bota

Volker Turk: Hamasi dhe Izraeli kanë kryer krime lufte

Flutura Bekqeli / RTK

Komisionari i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Turk, ka thënë se Hamasi dhe Izraeli kanë kryer krime lufte. Ndërkaq, zyrtarë të Izraelit kanë njoftuar se kanë marrë nën kontroll një fortesë të Hamasit në Gazën Veriore, pas një beteje 10-orëshe.

Si Hamasi ashtu edhe Izraeli kanë kryer krime lufte muajin e kaluar, tha shefi i të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara, ndërsa mijëra palestinezë u larguan nga jugu mes ofensivës në rritje të Izraelit kundër grupit militant islamik. “Mizoritë e kryera nga grupet e armatosura palestineze më 7 tetor ishin të neveritshme, brutale dhe tronditëse, ato ishin krime lufte” siç është edhe mbajtja e vazhdueshme e pengjeve”, tha Volker Türk, Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

“Dënimi kolektiv nga Izraeli i civilëve palestinezë përbën gjithashtu një krim lufte, siç bën edhe evakuimi i paligjshëm me forcë i civilëve”, shtoi ai.

Izraeli u ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur civilëve që të lëvizin në gjysmën jugore të rripit për të shmangur luftimet dhe ka hapur korridoret e përditshme të evakuimit për t'i lejuar ata ta bëjnë këtë, pasi intensifikoi sulmet ndaj Hamasit në qytetin e Gazës dhe Gazën veriore, duke thënë se do të godas militantët "kudo që të jetë e nevojshme".

Në zhvillime tjera, autoritetet e drejtuara nga Hamasi thonë se sulmet ajrore izraelite vazhduan gjatë natës së mbrëmshme, duke përfshirë në Khan Younis në jug. Një rrugë evakuimi, që lejon njerëzit të largohen nga Gaza veriore për në jug, është rihapur për ditën e pestë, derisa Izraeli ka thënë se rreth 50mijë palestinezë u larguan nga zona e qytetit të Gazës të mërkurën përmes asaj rruge

Në anën tjetër, rreth 80 vende dhe organizata ndërkombëtare do të takohen në Paris më vonë sot për të diskutuar mënyrat për të marrë ndihma humanitare për njerëzit në Gaza.

Qeveria franceze po pret konferencën - e cila do të shqyrtojë rivendosjen e furnizimit me ujë, karburant dhe energji elektrike në Gaza, duke siguruar që ndihmat të mos devijohen për Hamasin.

Aty do të jenë delegacione nga disa vende arabe, përfshirë Autoritetin Palestinez që qeveris Bregun  Perëndimor dhe Egjiptin. Të pranishëm do të jenë gjithashtu shefat e BE-së dhe disa liderë evropianë.

Por Izraeli nuk do të përfaqësohet dhe Shtetet e Bashkuara po dërgojnë vetëm një ekip të nivelit të ulët.

OKB-ja tha javën e kaluar se nevojiten rreth 1.2 miliardë dollarë për të plotësuar nevojat e njerëzve në Gaza dhe Bregun Perëndimor.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota