Ushtria izraelite thotë se do të ketë `pauza taktike`, por `jo armëpushim`
Flutura Bekqeli / RTK
Ushtria izraelite ka thënë se do të ketë "pauza taktike, lokale për ndihmën humanitare" por "jo armëpushim".
Ndërkohë, ministria e shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi në Gaza thotë se Izraeli ka kryer sulme ajrore në afër të paktën tre spitaleve.
Sot në mëngjes forcat izraelite raportohet se po rrethojnë spitalin Al-Shifa në zemër të qytetit të Gazës. Mijëra njerëz janë strehuar në spital së bashku me disa gazetarë vendas.
Në një deklaratë të mëparshme, ushtria izraelite tha se këmbësoria dhe forcat speciale të mbështetura me mbështetje ajrore kishin bastisur lagjet ushtarake të Hamasit pranë spitalit Al-Shifa. Ka raportime për beteja intensive që janë zhvilluar me luftëtarët e Hamasit aty pranë.
Në zhvillime tjera, Turqia diskutoi rritjen e numrit ditor të kamionëve me ndihma për Gazën në të paktën 500 me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken gjatë vizitës së tij në Ankara, tha Presidenti Tajip Erdogan.
Erdogan i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Blinken mori një qasje pozitive ndaj propozimit.
Turqia është zotuar të sigurojë ambulanca, ushqim, ujë dhe ilaçe në bashkëpunim me vendet e tjera si dhe është ofruar për të marrë palestinezë të plagosur dhe pacientë me sëmundje kronike në spitalet turke për trajtim.
E administrata Biden ka marrë paralajmërime të ashpra nga diplomatët amerikanë në botën arabe se mbështetja e tij e fortë për fushatën ushtarake shkatërruese dhe vdekjeprurëse të Izraelit në Gaza "po humbet ne publikun arab për një brez", sipas një kabllogrami diplomatik të siguruar nga CNN.
Kablloja nënvizon shqetësimin e thellë mes zyrtarëve amerikanë për zemërimin në rritje kundër Shteteve të Bashkuara që shpërtheu menjëherë pasi Izraeli nisi operacionet e tij kundër Hamasit, pas sulmeve të grupit militant në Izrael më 7 tetor, që lanë mbi 1,400 izraelitë të vdekur.























