Shpërthime e granatime në afërsi të spitaleve në Gaza
Bardhyl Bajrami /RTK
Raportimet për shpërthime e granatime në afërsi të spitaleve në pjesën veriore të Gazës, janë konfirmuar nga forcat izraelite. Në anën tjetër, kreu i Agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë ka bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës, duke thënë se kursi aktual i Izraelit nuk do të sjellë paqe dhe stabilitet.
Pothuajse gjatë gjithë ditës së premte janë dëgjuar shpërthime në afërsi të të gjitha spitaleve në pjesën veriore të Gazës. Në një rast janë parë edhe tanket duke shtirë në afërsi të spitalit të fëmijëve Al-Rantisi ku thuhet se ka edhe civil të bllokuar.
Ndërkohë, Izraeli e ka konfirmuar se forcat e saj po veprojnë në afërsi të Al-Shifas, spitalit më të madh në Qytetin Gazës ku gjithashtu thuhet se janë dëgjuar edhe shpërthime e granatime.
Qeveria e Hamasit ka raportuar për 13 viktima në Al-Shifa derisa një mjek në këtë spital ka thënë se di për një viktimë por nuk mund të konfirmojë për viktima tjera.
Ndërkohë, Gjysmë Hëna e Kuqe Palestineze ka thënë se snajperistët izraelit kanë shtënë në spitalin Al-Quds që po ashtu ndodhet në Qytetin e Gazës.
E Philippe Lazzarini, kreu i Agjencisë së OKB-s për Refugjatët Palestinez ka bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës duke thënë se kjo po qon drejt krijimit të një brezi të ri të palestinezëve që ka të ngjarë të vazhdojnë ciklin e dhunës.
Kursi aktual të cilin po e ndjekin autoritetet e Izraelit nuk do të sjell paqe dhe stabilitet të cilin po e duan dhe e meritojnë edhe izraelitët e edhe palestinezët, ka thënë Lazzarini.
Ministria e Shëndetësisë që udhëhiqet nga Hamasi ka thënë se që nga fillimi i luftës janë shkaktuar 11078 persona e më shumë se 27 mijë janë lënduar e plagosur.























