Aksidentohet ministri i Mbrojtjes në Kroaci, vdes ngasësi tjetër
BKT
Rajoni dhe Bota

Aksidentohet ministri i Mbrojtjes në Kroaci, vdes ngasësi tjetër

M.P. / RTKlive

Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Mario Banožić, është përfshirë në një aksident trafiku mëngjesin e sotëm. Ai ka qenë duke e ngasur veturën e tij personale, teksa është aksidentuar me një furgon, shoferi i të cilit ka vdekur.

Sipas raportimit të mediave kroate, zëdhënësi i Qeverisë, Marko Miliq, ka konfirmuar se ministri është jashtë rrezikut për jetë. Megjithatë, ai, ka marrë lëndime të rënda fizike, për çka edhe po trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm të Qarkut Vinkovci dhe do të transferohet në Klinikën e Osijekut.

 “Ministri ka lëndime të rënda fizike, por sipas vlerësimeve fillestare të mjekut është jashtë rrezikut për jetë”, ka raportuar Miliq, transmeton RTKlive.  

Drejtori i spitalit të Vinkovcit, Krunoslav Špociq, ka konfirmuar se ministri i Mbrojtjes  ka "lëndime kryesisht nga kontuzion i kokës dhe trurit, por tani për tani është në kontakt dhe nuk e ka humbur vetëdijen".

Ministri u pranua në spitalin e Vinkovcit në orën 08:30.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota