BDI: Raporti i KE-së dëshmon përkushtimin tonë në rrugën drejt BE-së
BKT
Rajoni dhe Bota

BDI: Raporti i KE-së dëshmon përkushtimin tonë në rrugën drejt BE-së

B. H. | RTKlive

Bashkimi Demokratik për Integrim e ka përshëndetur Raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut.

Sipas këtij subjekti politik që është pjesë e qeverisë,  në kë raport konfirmohet se edhe përkundër obstrukcioneve dhe bllokadave nga ana e opozitës, por edhe krizave energjetike, të sigurisë, financiare, etj, Republika e Maqedonisë së Veriut po përmbush kushtet për të vazhduar rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Sipas raportit të KE-së është arritur progres deri në 81% të Kapitujve dhe nuk ka regres tek asnjë kapitull dhe sa i përket gatishmërisë së Kapitujve, ekziston një nivel adekuat të gatishmërisë deri në 90%. Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se Raporti i Komisionit Evropian tregon qartë se pengesat kryesore për progres janë pikërisht partitë opozitare të cilat po bllokojnë ndryshimet kushtetuese dhe rrugën evropiane të vendit”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Sipas subjektit politik që drejtohet nga Ali Ahmeti, ky progres vlerësohet i madh gjithashtu për arsye se Bashkimi Evropian shpalli Pakon për zgjerimin e unionit dhe planin për rritjen e ekonomive të Ballkanit Perëndimor. “...dhe me këtë plan, vendi ynë ka në dispozicion një miliardë euro dhe duke vazhduar me reformat dhe procesin e integrimit, pas pesë muajve do të kemi transferimin e parë nga kjo Pako e re”, thuhet tutje në komunikatë.

Bashkimi Demokratik për Integrim edhe me këtë rast apelon tek të gjithë akterët politik, te bota akademike, shoqëria civile dhe mediat që të kontribuojnë që vendi të përfundojë me sukses sfidën e re më të madhe që nga pavarësia sepse sipas BDI-së“nuk ka alternativë tjetër për të pasur një jetë më prespektive”.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota