Luftime të ashpëra përreth spitaleve në Gaza
M.P. RTKlive
Izraeli ka deklaruar se nuk e ka në shënjestër spitalin Al-Shifa dhe se korridoret për evakuimin e civilëve po i mban të hapura. Një zëdhënës i ushtrisë ka thënë se nuk ka të shtëna drejt spitalit dhe se nuk është I rrethuar pasi ka thënë se ana lindore është e hapur për njerëzit që duan të largohen.
Ndërsa një kirurg I këtij spitali ka thënë se në spital nuk ka ujë, ushqim e as energji elektrike dhe se është goditur edhe njësia intensive. Edhe tri spitale te tjera më të mëdha në Rripin e Gazës ndodhen në vijën e parë të pushtimit tokësor të Izraelit.
Një organizatë bamirëse ka thënë se tanket izraelite po ofrohen tek spitali Al-Quds ndërsa ushtria izraelite ka thënë se spitali Rantisi tashmë është evakuuar I tëri. Ushtria izraelite më herët ka thënë se nuk I ka në shënjestër spitalet por sot ka thënë se po zhvillohen luftime të ashpra me Hamasin në këtë zone.
Ministria e shëndetësisë në Gazë që udhëhiqet nga Hamasi ka thënë se deri tash janë vrarë më shumë se 11 mijë persona, prej të cilëve më shumë se 4500 fëmijë. Izraeli ka nisur sulmet në Gazë pas sulmeve të 7 tetorit të Hamasit ku u vranë 1200 persona e më shumë se 200 janë marrë peng.























