Spitali i Gazës në gjendje të rëndë, luftimet po zhvillohen aty pranë
BKT
Rajoni dhe Bota

Spitali i Gazës në gjendje të rëndë, luftimet po zhvillohen aty pranë

RTKlive

Stafi brenda spitalit më të madh të Gazës ka thënë se pacientët dhe refugjatët janë të bllokuar në kushte të tmerrshme, ndërsa luftimet e ashpra po zhvillohen në rrugët afër këtij spitali.

Një kirurg në Al-Shifa në qytetin e Gazës tha për BBC se spitali ka mbetur pa ujë, pa ushqim dhe pq energji elektrike.

Autoritetet e Izraelit pranuan se kanë luftuar me Hamasin aty pranë, por nuk kanë qëlluar në drejtim të spitalit.

Ata thanë se do të ndihmonin evakuimin e foshnjave në "një spital më të sigurt" të dielën, pasi mjekët palestinezë deklaruan se dy foshnja kishin vdekur dhe 37 të tjera ishin në rrezik për jetën.

Raportet nga brenda spitalit paraqesin një pamje tmerri dhe konfuzioni, me luftime të rregullta aty pranë, pacientë të cilët së fundi i janë nënshtruar operacioneve dhe të paaftë për t'u evakuuar, si dhe trupa të pajetë të grumbulluar pa mundësi për t'i varrosur.

Mijëra njerëz mendohet se kanë kërkuar strehim në Al-Shifa, e cila prej dy ditësh është qendër e luftimeve të ashpra ndërmjet forcave izraelite dhe Hamasit.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) akuzojnë Hamasin se po vepron nga tunelet nën spital, gjë të cilën Hamasi e mohon.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota