Shpërthen vullkani Etna në Itali
BKT
Rajoni dhe Bota

Shpërthen vullkani Etna në Itali

Hanife Osmani /RTK

Ka shpërthyer vullkani në malin Etna të Italisë. Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë të Italisë aktiviteti i shpërthyes i llavës filloi rreth orës 18:00 të dielën me kohën lokale dhe zgjati dy orë e gjysmë.

Shpërthimi u vlerësua të ishte rreth 4,500 metra mbi nivelin e detit, sipas institutit, si dhe rrjedhat e lavës janë pare në anët jugore, juglindore dhe jugperëndimore të malit.

Etna është një nga vullkanet më aktive në botë dhe shpërthen rregullisht, por aktiviteti i fundit erdhi pas disa muajsh qetësie relative, raportojnë mediet.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota