Përmbytje të mëdha kanë përfshirë veriun e Francës
BKT
Rajoni dhe Bota

Përmbytje të mëdha kanë përfshirë veriun e Francës

Hanife Osmani /RTK

Shumë qytete në veri të Francës mbetën ende të përmbytura. Meteorologët paralajmërojnë për mot me shi edhe në ditën në vijim.

Me ujë ende kudo në Pas-de-Calais banorët vendas u zhgënjyen me shkallën e lartë të dëmeve të shkaktuara.

Në Arques Pas-de-Calais, niveli i ujit ka rënë, por evakuimet ende po vazhdojnë në disa prej zonave.Rajonet e tjera si Nord dhe Merville gjendën ende në alarm nga situata e krijuar.

Ekipet e shpëtimit janë duke u përpjekur për të shpëtuar banorët të cilet po rrezikohen çdo çast nga uji që ka kapluar shtëpitë e tyre.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota