Forcat izraelite kanë hyrë në spitalin më të madh të Gazës
BKT
Rajoni dhe Bota

Forcat izraelite kanë hyrë në spitalin më të madh të Gazës

Flutura Bekqeli / RTK

Izraeli ka thënë se forcat e tij po kryejnë një "operacion të saktë dhe të synuar" në spitalin Al-Shifa. Izraeli ka pretenduar se spitali, më i madhi në Rripin e Gazës, përfshin një qendër komanduese të Hamasit, një akuzë e mohuar nga zyrtarët e spitalit dhe Hamasit.

Forcat izraelite kanë hyrë në spitalin më të madh të Gazës në atë që ushtria thotë se është një operacion "i synuar".

Qindra anëtarë të stafit dhe pacientë janë brenda Al-Shifa, sipas raporteve të fundit, së bashku me disa mijëra njerëz që kërkuan strehim nga ofensiva e Izraelit.

Drejtori i spitalit tha se situata ishte "katastrofike" përpara bastisjes nga forcat izraelite.

Një gazetar brenda spitalit ka thënë për BBC-së se ushtarët po shkojnë dhomë më dhomë dhe po marrin në pyetje njerëzit, por aktualisht nuk ka të shtëna.

I njëjti dëshmitar tha se ushtarët komando kishin hyrë në departamentin kryesor të urgjencës, me tanke gjithashtu në zonën e spitalit

 Izraeli akuzon Hamasin për drejtimin e një qendre komandimi në tunele nën spital dhe SHBA thotë se ka inteligjencë që e mbështet këtë. Hamasi e mohon këtë dhe thotë se bastisja në spital është një krim lufte.

Shtëpia e Bardhë në anën tjetër ka thënë se civilët dhe pacientët duhet të mbrohen, duke shtuar:

"Ne nuk duam të shohim një përplasje zjarri në një spital"

Presidenti i SHBA Joe Biden tha se beson se mund të arrihet një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi, duke shprehur optimizëm ndërsa zyrtarët i thonë CNN se bisedimet e zgjatura po i afrohen një marrëveshjeje.

Në zhvillime tjera, kamionët e OKB-së pritet të sjellin karburant të mërkurën në Rripin e Gazës për herë të parë që nga 7 tetori, tha një zyrtar amerikan për CNN.

Një agjenci e OKB-së paralajmëroi se operacioni i saj i ndihmës do të pushojë së shpejti nëse karburanti nuk lejohej në enklavë.

Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se më shumë se 11 mijë njerëz janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori nga të cilët më shumë se 4,500 ishin fëmijë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota