36 persona të vdekur dhe 19 të lënduar në një aksident autobusi në Indi
BKT
Foto: BBC
Rajoni dhe Bota

36 persona të vdekur dhe 19 të lënduar në një aksident autobusi në Indi

Hanife Osmani / RTK

Të paktën 36 persona kanë vdekur dhe 19 të tjerë janë lënduar në një aksident autobusi në distriktin Jammu të Indisë veriore.

Zyrtarët thonë se më shumë se 50 pasagjerë gjendeshin në bord në momentin kur autobusi ra në një thellësi prej 90 metrash. Shkaqet të cilat quan deri te aksidenti ende nuk janë bërë të ditura.

Kryeministri Indian Narendra Modi shprehu ngushëllimet e tij dhe njoftoi se familjarëve të viktimave do tu dhurohet kompensim financiar.

Siguria e rrugëve në Indi është tmerrësisht e ulët me më shumë se 100.000 persona humbin jetën çdo vit si rezultat i aksidenteve rrugore.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota