Zelensky: Ushtria ukrainase ka rimarrë nën kontroll disa zona
BKT
Rajoni dhe Bota

Zelensky: Ushtria ukrainase ka rimarrë nën kontroll disa zona

Bardhyl Bajrami /RTK

Presidenti ukrainas dhe shefi i shtabit të ushtrisë kanë thënë se ushtria ukrainase ka rimarrë ca territore përskaj lumit Dnjepër në jug të vendit, derisa një raketë ruse ka goditur një ndërtesë banimi duke vrarë një grua ndërsa plagosur disa të tjerë.

Lufta në Ukrainë po vazhdon ndërsa ministri ukrainas i punëve të brendshme ka njoftuar se sot është goditur nga një raketë një ndërtesë banimi në Selydove, në rajonin e Donjetskut ku ka humbur jetën një grua ndërsa disa tjerë janë plagosur.

Të paktën një person konsiderohet i zhdukur. Ekipet e shpëtimit i kanë ndihmuar një tre personave, përfshirë një fëmijë që të largohen nga kati i tretë i dëmtuar i ndërtesës.

Nga zyra e prokurorit të përgjithshëm të rajonit të Donjetskut kanë raportuar se Rusia e ka goditur qytezën nga një raketë e sistemit kundërajror të llojit S-300.

Në këtë qytezë, në përgjithësi janë dëmtuar apo shkatërruar 20 shtëpi private, 6 ndërtesa shumëkatëshe, një automjet dhe një aneks i një objekti.

Ndërsa presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe shefi i shtabit të ushtrisë ukrainase Andriy Yermak kanë thënë se forcat ukrainase kanë rimarrë territor përskaj anës së majtë dhe pjesës lindore të lumit Dnjepër.

Rusia e ka pranuar se forcat ukrainase kanë marrë disa territore por kanë thënë se shumë shpejt do të shporren nga aty.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota