Zvicër-Kosovë, live në RTK-Radio
BKT
Sport

Zvicër-Kosovë, live në RTK-Radio

Fatmir Bytyqi /Bazel-Zvicër/RTKlive

Kombëtarja e Kosovës, sonte në Bazel do të përballet me Zvicrën në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024, ndeshje të cilën mund ta ndiqni drjtpërdrejt në RTK-Radio.

Dueli mes zviceranëve  dhe Dardanëve është tejet i rëndësishëm në garën për kualifikim në Evropianin e ardhshëm.

Kombëtarja jonë ende ka gjasa për kualifikim, andaj skuadra jonë në duel me Zvicrën pritet të jep më të mirën, ndonëse Kosova edhe në këtë duel do të jetë pa disa lojtarë për shkak të lëndimeve përfshirë edhe Vedat Muriqin.

Ndeshja Zvicër-Kosovë fillon në orën 20:45.