Aeroplani i udhëtarëve aterron në pistën e ngrirë të gjatë tre kilometra
BKT
Rajoni dhe Bota

Aeroplani i udhëtarëve aterron në pistën e ngrirë të gjatë tre kilometra

Bardhyl Bajrami /RTK

Për herë të parë, aeroplani i udhëtarëve, i llojit Boeing 787, ka aterruar në Antarktik, duke u bërë aeroplani më i madh I udhëtarëve që bën diçka të tillë.

Instituti Polar i Norvegjisë ka thënë se aterrimi i këtij aeroplani jo vetëm që i forcon kërkimet apo hulumtimet norvegjeze aty por gjithashtu hap mundësi të reja logjistike.

Aeroplani ishte nisur nga Oslo me 13 nëntor, kishte ndaluar në Cape Town të Afrikës së Jugut para se të aterron në aeroportin Troll, në Antarktik, në pistën e ngrirë të gjatë 3 km, pasditen e së mërkurës, me 15 nëntor.

Aeroplani ka dërguar rreth 12 tonelata me pajisje dhe 45 hulumtues shkencor në Queen Maud Land.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota