Rusia nis edhe një valë të sulmeve kundër caqeve energjetike në Ukrainë
BKT
Rajoni dhe Bota

Rusia nis edhe një valë të sulmeve kundër caqeve energjetike në Ukrainë

Luan Qorraj / RTK

Rusia ka nisur disa valë të sulmeve ajrore kundër caqeve të infrastrukturës energjetike në disa pjesë të Ukrainës, njoftuan zyrtarët në Kiev.

Edhe pse, këto sulme ishin të pasuksesshme- të gjitha raketat dhe fluturaket pa pilot u rrëzuan nga mbrojtja ajrore e Ukrainës, Kievi thotë se beson që ato janë vetëm para-përgatitje për fushatën e madhe të sulmeve e cila pritet të shpejti.

Sipas ukrainasve, Rusia është duke përgatitur një fushatë të madhe të sulmeve kundër caqeve energjetike gjatë dimrit, në kohën kur shkatërrimi i tyre do të shkakton dëme të mëdha në popullatën civile të Ukrainës.

Ndërkohë është njoftuar se forcat ukrainase po vazhdojnë ti mbajnë pozitat në bregun e majtë të lumit Dnipro dhe se kanë shënuar përparime të kufizuara në disa pjesë të frontit në Donbass.

Gjithashtu ka raporte të pakonfirmuara se Ukraina është duke u përgatitur të vazhdon sulmet në bregun e majtë të Dnipro-s në tentim të zhvendosjes së mëtejme të forcave ruse nga ky rajon.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota