Qindra pacientë dhe stafi mjekësor evakuohen nga spitali Al-Shifa
Luan Qorraj / RTK
Qindra civilë dhe punonjës mjekësorë janë larguar nga spitali Al-Shifa në Rripin e Gazës, përderisa forcat izraelite po vazhdojnë me sulme në pjesët e ndryshme të territorit.
Njoftimet nga rripi i gazës thonë se pjesa më e madhe e civilëve dhe stafit mjekësor nga spitali AL-Shifa tanimë janë evokuar dhe se në këtë spital tani mbesin vetëm ata pacientë të cilët nuk kanë mundur të lëvizin dhe stafi emergjent mjekësor.
Sipas këtyre raporteve pjesa më e madhe e pacientëve janë zhvendosur në spitalet tjera në rripin e gazës edhe pse ato, tanimë, janë të stërmbushura dhe në mungesë të ilaçeve.
Ndërkohë, nga pjesët tjera të rripit të gazës njoftohet për vazhdimësinë e operacioneve izraelite, përderisa forcat tokësore kanë vazhduar me operacione në dhe për rreth qytetit Gaza, aeroplanët Izraelit goditën dhjetëra caqe në pjesët e ndryshme të territorit, përfshirë edhe në pjesën jugore të rripit të gazës.
Gjithashtu ka raporte për bastisje dhe përleshje të reja mes forcave izraelite dhe militantëve palestinez në së paku 2 kampe të refugjatëve në Bregun perëndimor, në Nablus dhe Jenin si dhe në disa prej qyteteve të këtij territori. dhe pse Tel Avivi po tenton të mbanë kontrollin dhuna në bregun perëndimor po vazhdon të intensifikohet duke rritur drojën e Tel Avivit për edhe një front në luftën kundër militantëve.























