Indi, punëtorë të bllokuar në tunel
BKT
Rajoni dhe Bota

Indi, punëtorë të bllokuar në tunel

Bardhyl Bajrami /RTK

Autoritetet në Indi kanë treguar pamjet e para të punëtorëve të bllokuar për më shumë se 60 metra brenda një tuneli. Përmes një vrime të shpuar, ekipet e shpëtimit ia dolën që të fusin një gyp të gjatë 53 metra deri tek punëtorët e bllokuar, përmes të cilit u kanë dërguar ushqim, ujë, ilaçe dhe oksigjen.

Autoritetet në Indi, në shtetin verior Uttarakhand, kanë siguruar pamjet e para të dhjetëra punëtorëve të bllokuar brenda një tuneli pas shembjes së tokës. Një kamerë ishte lëshuar drejt vendit ku ishin bllokuar punëtorët përmes një gypi që ishte future deri tek vendi ku ishin bllokuar punëtorët, rreth 60 metra Brenda tunelit.

Sipas kryeministrit të këtij shteti të Indisë, të gjithë burrat e bllokuar ishin shëndosh e mirë.

Burrat ishin bllokuar brenda tunelit që nga 12 nëntori, derisa ekipet e shpëtimit janë përpjekur të gjejnë mënyra se si t’i nxjerrin ata. Të hënën, ekipet e shpëtimit ia dolën që të fusin një gyp të gjatë 53m deri tek punëtorët e bllokuar, përmes të cilit deri tani u kanë dërguar ushqim, ujë, ilaçe dhe oksigjen.

Terreni jostabil i ka vështirësuar përpjekjet për shpëtim. Ekipet e shpëtimit kishin tentuar të shponin një vrimë më të gjerë përmes së cilës punëtorët e ngujuar do të dilnin nga vendi i bllokuar duke u zvarritur. Ekipet e shpëtimit tani po e konsiderojnë një variant tjetër për nxjerrjen e punëtorëve të bllokuar duke shpuar vrima nga tre drejtime.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota