10:14 / 23.11.2023
Përmbytje në Somali nga fenomeni klimatik El Nino
Përgatiti: M.Miftari/RTKlive
Somalia në gjendje të jashtëzakonshme, si pasojë e motit të lig që ka shkaktuar fenomeni klimatik El Nino.
Banorët e një qyteti janë të dëshpëruar, të cilët ikën nga thatësira dhe dhuna, tani ata thonë se nuk kanë ku të fshihen nga përmbytjet intensive, pasi reshjet e shiut të ndikuara edhe nga fenomeni i motit El Nino, godasin pjesë të mëdha të Somalisë, njofton AP, transmeton RTKlive.
Ndër qytetet më të goditura është Beledweyne me popullsi të dendur, ku lumi Shabelle ka përmbytur brigjet e tij, ka shkatërruar shumë shtëpi dhe ka bërë që mijëra të ikin në tokat më të larta pranë kufirit me Etiopinë.























