20:08 / 23.11.2023
Angel Di Maria tërhiqet nga Kombëtarja argjentinase
Uran Krasniqi/RTKLive
Angel Di Maria ka njoftuar tërheqjen nga Kombëtarja e Argjentinës pas Copa America të vitit të ardhshëm, ka njoftuar futbollisti.
"Me dhimbje në shpirt i them lamtumirë gjësë më të bukur që më ka ndodhur në karrierën time duke e djersitur dhe duke e ndjerë me gjithë krenarinë.Faleminderit, faleminderit familje, faleminderit miq dhe shokë, të vazhdojmë të bëjmë histori dhe kjo do të mbetet përjetësisht. Forca Argjentina”, ka shkruar futbollisti në Instagram.
Di Maria që nga debutimi i tij në vitin 2008 ka bërë 136 paraqitje për kampionin aktual të botës, duke luajtur në katër kampionate botërore dhe duke shënuar në finale të Botërorit "Qatar 2022" kundër Francës.























