06:59 / 24.11.2023
Nis pauza 4-ditore në luftimet Izrael-Hamas
RTKlive
Një pauzë katër-ditore në luftimet midis Izraelit dhe Hamasit sot ka filluar.
Marrëveshja e përkohshme e armëpushimit përfshin gjithashtu lirimin e 50 grave dhe fëmijëve, disa nga rreth 240 personat e marrë peng nga Hamasi gjatë sulmeve të tyre më 7 tetor.
BBC ka raportuar mëngjesin e së premtes se nuk është dëgjuar asgjë dhe kjo mund të shënojë fillimin e armëpushimit.























