Trazirat në Irlandë, tre fëmijë në mesin personave të plagosur në Dublin
Dardan Ramabaja / RTK
Tre fëmijë të vegjël ishin në mesin e pesë personave të plagosur në një sulm me thikë në Dublin të enjten që shkaktoi trazira në qendër të qytetit dhe për të cilin policia ende nuk ka përjashtuar ndonjë motiv, duke përfshirë nëse mund të ketë lidhje me terrorin.
Kryeministri irlandez Leo Varadkar ka thënë se ata që janë përfshirë në trazirat e dhunshme në Dublin të enjten do të dalin para drejtësisë.
Tridhjetë e katër arrestime u bënë gjatë trazirave pas një sulmi të mëparshëm me thikë në qendër të qytetit që la katër persona të plagosur
Varadkar thotë se sulmi me thika dhe trazirat sollën "turp për Irlandën"
Komisioneri i Gardës, Harris thotë se ka pasur "shkatërrim të madh nga një turmë e trazuar", për të cilën policia ka fajësuar një "fraksion të çmendur, huligan të drejtuar nga ideologjia e ekstremit të djathtë".
Një oficer policie u plagos rëndë gjatë dhunës ku dyqanet u grabitën ndërsa automjete policie, një autobus dhe një tramvaj u shkatërruan.
Trazirat e tilla janë pothuajse të pa paprecedenta në Dublin. Nuk ka parti të ekstremit të djathtë apo politikanë të zgjedhur në parlament, por protestat e vogla kundër emigrantëve janë rritur vitin e fundit. Qeveria po rishikon sigurinë rreth parlamentit pas një proteste të fundit që bllokoi ligjvënësit brenda.
Migrimi neto mes popullsisë 5.3 milionëshe të Irlandës u rrit në nivelin e dytë më të lartë që nga fillimi i regjistrimeve në 12 muajt deri në prill ku rreth 100,000 refugjatë ukrainas kanë mbërritur që nga invazioni rus.























