Kamionët me furnizime kanë hyrë në Gazë, pas ndërprerjes së luftimeve
Flutura Bekqeli / RTK
Si pjesë e marrëveshjes, Izraeli do të lirojë 150 të burgosur palestinezë. Të paktën 90 kamionë ndihma kanë hyrë deri më tani në Gaza përmes pikës kufitare Rafah të premten, tha një zyrtar egjiptian në kufi për CNN.
Zyrtari tha se ata kamionë ishin në mesin e 200 kamionëve të ndihmës që kishin hyrë në anën egjiptiane të vendkalimit të premten në mëngjes.
13 nga 50 pengjet e para izraelite do t'i dorëzohen Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.
Ata do të nxirren përmes kalimit Rafah të Egjiptit dhe më pas ka një protokoll të tërë për atë që ndodh.
Në anën egjiptiane të vendkalimit ata do të takojnë forcat izraelite të sigurisë, ata duhet të kontrollojnë identitetin, ti nënshtrohen kontrolleve fillestare mjekësore dhe më pas do të dërgohen në Izrael me helikopter.
E në anën tjetër, Ministri i mbrojtjes i Izraelit është zotuar të vazhdojë luftën "me forcë" pas armëpushimit të shkurtër, duke thënë se ai pret të paktën dy muaj të tjerë betejë. Izraeli bombardoi rëndë vendet në Gaza të enjten.
Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron po takohet sot me udhëheqësit palestinezë dhe thotë se Britania po shikon të gjitha rrugët për të marrë mbështetje në Gaza.
Do të ishte shumë e vështirë për forcat izraelite të mos ndërhynin nëse do të ndodhte ndonjë gjë gjatë armëpushimit, thonë analistët.
Po ashtu për luftëtarët e Hamasit dhe fraksionet e tjera të armatosura që veprojnë në Rripin e Gazës, ka ende forca tokësore izraelite të pranishme atje.























