Lirohen pengjet e para të marra nga Hamasi
BKT
Rajoni dhe Bota

Lirohen pengjet e para të marra nga Hamasi

Bardhyl Bajrami/RTK

Kryqi i Kuq ka thënë se janë liruar 24 të rrëmbyer; 13 izraelitë, 10 tajlandezë dhe 1 filipinas. Ndërkohë, në Gazë janë lejuar të hyjnë ndihma humanitare. Pengjet e liruara tashmë kanë hyrë brena territorit të Izraelit. Kështu ka njoftuar ushtria izraelite.

Kryqi i Kuq ka njoftuar, se 24 nga të marrët peng fillimisht janë liruar në Gazë e më pas janë transferuar në Egjipt përmes vendkalimit kufitar Rafah.

Pa dhënë shumë detaje, Katari ka thënë se janë liruar 13 qytetar të Izraelit, 10 nga Tajlanda dhe një Filipinas.

Me të hyrë në territorin e Izraelit, pengjet e liruara janë kontrolluar nga ekipet mjekësore dhe do të dërgohen në spitale ku pritet të ribashkohen me familjarët e tyre.

Lirimi i pengjeve të marra nga Hamasi me 7 tetor, sipas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Katari, përfshin edhe lirimin e 39 palestinezëve që mbahen në burgjet izraelite.

Sipas kushteve të marrëveshjes, 50 pengje dhe 150 të burgosur palestinezë do të lirohen brenda katër ditëve në vijim gjatë kohës së armëpushimit.

Ndërkohë, janë lejuar edhe ndihmat humanitare që të futen në Gazë. 60 kamionë me pajisje e ilaçe, ushqim dhe karburant kanë hyrë sot nga Egjipti në Gazë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota