Një grup prej 24 pengjesh të mbajtur nga Hamasi është liruar
Flutura Bekqeli/RTK
Është dita e dytë e një pauze katërditore në luftimet midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës. Një grup fillestar prej 24 pengjesh të mbajtur nga Hamasi është liruar deri më tani. Gjithsej 50 pengje do të lirohen gjatë pauzës së luftimeve, derisa të burgosurit palestinezë gjithashtu do të lirohen në valë.
Pengjet e liruar përfshijnë 13 izraelitë, 10 shtetas tajlandezë dhe 1 shtetas filipinas, sipas Ministrisë së Jashtme të Katarit. Pengjet janë tani në Izrael, ku i janë nënshtruar një vlerësimi fillestar mjekësor, thanë Forcat Mbrojtëse të Izraelit.
Shërbimi i Burgjeve të Izraelit tha se 39 gra dhe fëmijë palestinezë u liruan nga tre burgje si pjesë e marrëveshjes.
Gjithsej 50 pengje do të lirohen gjatë pauzës katër-ditore të luftimeve, ndërsa të burgosurit palestinezë gjithashtu do të lirohen në valë. Ndihma ka filluar të arrijë si pjesë e armëpushimit, me karburantin shumë të nevojshëm që hyn nga Egjipti.
Ministri i mbrojtjes i Izraelit është zotuar të vazhdojë luftën "me forcë" pas armëpushimit të shkurtër, duke thënë se ai pret të paktën dy muaj të tjerë betejë. Izraeli thotë se po shqyrton një listë me 13 pengje të tjera që do të lirohen nga Hamasi më vonë gjatë ditës së sotme. Në këmbim, një numër i të burgosurve palestinezë do të lirohen gjithashtu.
Kamionët që transportonin ndihma humanitare tashmë janë rreshtuar për të shkuar në Gaza përmes vendkalimit Rafah për të dytën ditë. Pavarësisht armëpushimit të përkohshëm, kushtet në territor mbeten të vështira. Karburanti, ushqimi, uji dhe furnizimet mjekësore nevojiten dëshpërimisht.
Izraeli paralajmëroi banorët e Gazës që të mos kthehen në veri të Rripit, duke thënë se ishte ende një zonë lufte aktive. Ka pasur raporte se ndaj njerëzve që tentonin të shkonin në veri të Gazës, u qëllua me armë zjarri
Ministria e shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi thotë se më shumë se 14,500 njerëz janë vrarë në fushatën hakmarrëse të Izraelit pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor ku u vranë 1200 njerëz, me rreth 240 të marrë peng.























