117 pengje janë liruar mes Izraelit dhe Hamasit
Dardan Ramabaja / RTK
Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se shpresonte që armëpushimi i përkohshëm mes Izraelit dhe Hamasit mund të vazhdojë për aq kohë sa të lirohen pengjet, pasi grupi militant Hamas liroi 17 persona të tjerë, përfshirë një vajzë izraelito-amerikane 4-vjeçare.
Ndërsa kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu ka thënë se marrëveshja origjinale mund të zgjatet por operacionet izraelite në Gaza do të rifillojnë plotësisht pas periudhës së armëpushimit.
Edhe Hamasi thotë se dëshiron të zgjasë pauzën e luftimeve, e që sot është dita e fundit sipas marrëveshjes, nëse do të bëhen përpjekje serioze për të rritur numrin e të burgosurve palestinezë të liruar nga Izraeli.
Tridhjetë e nëntë të burgosur palestinezë adoleshentë u liruan nga Izraeli të dielën, duke e çuar totalin që nga fillimi i armëpushimit në 117.
Hamasi tha se kishte dorëzuar 13 izraelitë, tre tajlandez dhe një shtetas rus të cilët Kryqi i Kuq Ndërkombëtar konfirmoi se i kishte transferuar me sukses nga Gaza të dielën.
Banorët e Gazës kanë përdorur pauzën në luftime për të marrë furnizimet e nevojshme me karburant, ushqim dhe ilaçe.
Armëpushimi katërditor i arritur javën e kaluar është ndalimi i parë i luftimeve në shtatë javët që kur Hamasi vrau 1200 njerëz dhe mori peng rreth 240 persona.























