Vazhdon armëpushimi Izrael-Hamas
Dardan Ramabaja /RTK
Ndërsa vazhdon shkëmbimi i pengjeve, Izraeli dhe Hamasi duket se po i përmbahen armëpushimit dhe po diskutojnë një zgjatje të mëtejshme.
Forcat izraelite dhe luftëtarët e Hamasit duket se po i binden armëpushimit të përkohshëm për të pestën ditë, të martën, pasi armëpushimi katërditor u zgjat në minutën e fundit për të paktën dy ditë tjera për të liruar më shumë pengje.
Tre palestinezë do të lirohen nga burgjet izraelite në këmbim të çdo pengu izraelit të kthyer nga Gaza. Por Hamasi thotë se nuk po i mban të gjithë robërit në Rripin e Gazës, gjë që mund të komplikojë përpjekjet për të liruar më të rrezikuarit.
Një burim i lartë i Hamasit, në Katar, i ka thënë BBC-së se disa nga pengjet civile po mbahen nga grupe më të vogla si ‘Xhihadi Islamik Palestinez’.
Burimi thotë se 10 pengje do të lirohen të martën dhe 10 të tjerë të mërkurën, por këto shifra nuk janë konfirmuar nga Izraeli.
Ndërkohë, Kombet e Bashkuara kanë përdorur pauzën në luftime për t’u furnizuar me ndihma në Gaza, por thotë se nevojiten shumë më tepër kohë.
Armëpushimi ka lejuar që më shumë kamionë me ilaçe, ushqime dhe ujë, të hyjnë në territor, por kjo është vetëm një pjesë e vogël e sasisë së ndihmës që do të shpërndahet çdo ditë para se të shpërthejë një luftës tjetër.























