16:31 / 28.11.2023
Tre mjete shpërthyese shpërthyen pranë trupave izraelite në veri të Gazës
A.B / RTKlive
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan sot se brenda një ore tre mjetë shpërthyese kanë shpërthyer pranë trupave të IDF në dy lokacoione të ndryshme në veri të Gazës, duke shkelur kornizën e pezullimit të operacioneve ushtarake.
IDF njofton se në njërin nga lokacionet terroristët e Hamasit hapën zjarr edhe ndaj trupave të IDF, të cilët u përgjigjën me të shtëna. Një numër i ushtarëve të IDF raportohet të jenë plagosur lehtë gjatë incidenteve.
Trupat e IDF ishin të vendosura në pozicione në përputhje me kornizën e pezullimit të operacioneve ushtarake.























