Daja: Do të japim maksimumin, Viktoria me përvojë
Uran Krasniqi / RTKLive
Trajuneri i Ballkanit, Ilir Daja ka thënë se skuadra e drejtuar nga ai do ta japë maksimumin përballë Viktoria Plzen.
Dy skuadrat takohen të enjten në Tiranë në kuadër të xhiros së parafundit të Conference League.
Daja ka folur para ndeshjes ku para mediave është shfaqur bashkë me futbollistin Bajram Jashanica.
“Ne do të japim maksimumin. Natyrishëm nëse duhet bërë llogaritë se si do dalin ndeshjet paralele. Fillimisht të shohim ndeshjen tonë. Do të bëjmë të pamundurën. Vështirësia është e madhe. Përveç që kryeson grupin, Viktoria Plzen ka përvojë në kompeticione tjera madhore të UEFA-s. Nuk jemi të barabartë. Është ekip që ka eksperiencë më të madhe sesa ne. Nuk e dimë se çfarë do të ndodh nesër", ka thënë trajneri shqiptar.
Ndërsa Jashanica ka thënë se synohet vazhdimi i garës edhe pas mbarimit të fazës së grupeve. “Është ndjenjë e jashtëzakonshme të paraqitesh në këto nivele. Shpresojmë të vazhdojmë sa më gjatë me Ballkanin në Ligën e Konferencës. Jemi ende në garë. Të marrim ndeshjet një pas një. Nesër na duhet të përqëndrohemi dhe të japim maksimumin secili nga ne që do të paraqitemi në fushë”, është shprehur mbrojtësi.























