Blinken do ta konfirmojë përkushtimin e SHBA-së për OSBE-në
BKT
Rajoni dhe Bota

Blinken do ta konfirmojë përkushtimin e SHBA-së për OSBE-në

Besnik Iseni/Shkup/RTK

Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, pritet të marrë pjesë në darkën joformale në Shkup, një ditë para takimit ministror të OSBE-së. Sipas njoftimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Blinken do ta konfirmojë përkushtimin e SHBA-së ndaj OSBE-së dhe misionit të saj për promovimin e sigurisë dhe stabilitetit.

Me një darkë joformale fillon sonte në Shkup pjesa jozyrtare e takimit ministror të OSBE-së.

Në këtë darkë pritet të marrin pjesë Sekretari Amerikan i Shtetit, Antoni Blinken, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josef Borrell dhe ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të OSBE-së.

Në njoftimin e Departamentit të Shtetit thuhet se, Blinken në Shkup do të konfirmojë përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj OSBE-së dhe misionit të saj për promovimin e sigurisë dhe stabilitetit.

Takimi zyrtarisht fillon nesër dhe në të pritet të merr pjesë edhe ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov.

Nesër, pritet të zgjidhet kryesuesi i radhës i OSBE-së. Kurse të premten, pritet të miratohen konkluzionet takimit ministror.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota