06:37 / 30.11.2023
Vdiq ish-sekretari amerikan i shtetit, Henry Kissinger
A.B/ RTKlive
Ka vdekur ish-sekretari i shtetit, Henry Kissinger. Ai ka vdekur në shtëpinë e tij në Connecticut të mërkurën, sipas një deklarate nga Kissinger Associates Inc.
Politikani veteran kishte ndikim të madh në politikën e jashtme amerikane nën presidentët Richard Nixon dhe Gerald Ford.
I lindur në Gjermani në vitin 1923, Kissinger u largua nga regjimi nazist me familjen e tij si adoleshent dhe u vendos në SHBA në vitin 1938.























