Balllkani mposhtet nga Viktoria Plzen
Uran Krasniqi / RTKLive
"Air Albania Stadium" nuk i ka sjellë fat skuadrës së Ballkanit.
Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja është mposhtur nga Viktoria Plzen me rezultat 0-1.
Pjesa e parë ka njohur përpjekje të Ballkanit me Kuc e Karrica, por Baier ka mbetur i pashqetësuar dhe rezultati ka ngelur i pandryshueshëm.
Në pjesën e dytë të dyja skuadrat kanë synuar ndryshimin e rezultatit, por atë ka arritur ta konkretizojë vetëm skuadra çeke.
Ka qenë minuta e tetëdhjetë e një kur Sulc ka tundur rrjetën, duke e mposhtur Koliqin.
Ballkani është përpjekur të kthehet në lojë, por ishte vonë dhe nuk ka pasur sukses.
Tashmë pas ndeshjeve të sotme tabelën e kryeson Viktoria Plzen me pesëmbëdhjetë pikë, në vendin e dytë gjendet Dinamo Zagreb me gjashtë pikë, në vendin e tretë Astana me katër pikë aq sa ka edhe Ballkani në vendin e fundit.
Ndeshjen e ardhshme Ballkani e zhvillon kundër Dinamos në Zagreb.
Viktoria në epërsi kundër Ballkanit
Viktoria Plzen ka gjetur golin e epërsisë ndaj Ballkanit. Në ndeshjen e zhvilluar në "Air Albania Stadium" aktualisht rezultati është 0-1.
Ka qenë minuta e tetëdhjetë e një kur Sulc ka tundur rrjetën, duke e mposhtur Koliqin.
Një humbje eventuale do të shuante shpresat e suharekasve për ta kaluar grupin.
Nis ndeshja Ballkani - Viktoria Plzen
Ka nisur ndeshja Ballkani - Viktoria Plzen e vlefshme për Conference League.
Kjo është ndeshja e parafundit e grupeve të këtij kompeticioni.
Në ndeshjen tjetër të grupit të zhvilluar sonte, Dinamo Zagreb ka fituar nga Astana me rezultat 0-2.
Aktualisht grupin e kryeson Viktoria Plzen.

Ballkani - Viktoria, formacionet
Ballkani dhe Viktoria Plzen ndeshen sonte në kuadër të xhiros së parafundit të fazës së grupeve në Conference League. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.























