18:01 / 01.12.2023
Tuchel insiston që Davies të mbetet në skuadër
Uran Krasniqi/RTKLive
Trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel nuk ka hequr dorë nga mbajtja e Alphonso Davies në skuadër.
Mbrojtësi kanadez ka kontratë me bavarezët deri më 2025, por për futbollistin ka treguar interes edhe skuadra spanjolle, Real Madrid.
"Ai është lojtari ynë. Ai e di se sa shumë e vlerësojmë atë. Ai është ende një lojtar shumë i ri po ai po luan rregullisht dhe e bën këtë në nivelin më të lartë", ka thënë trajneri gjerman.
Njëzet e tre vjeçari i ishte bashkuar skuadrës së Bayernit nga Vancouver Whitecaps FC më 2018.























