Franca lufton erozionin
BKT
Rajoni dhe Bota

Franca lufton erozionin

Dardan Ramabaja /RTK

Erozioni është sfida kryesore për të gjithë vijën bregdetare franceze në ditët e sotme. Në pesëdhjetë vjet, pothuajse tridhjetë kilometra katrorë të vijës bregdetare janë gërryer nga deti, ndërsa teknologji inovative po përdorën për ta ndalur erozionin.

Bëhet e ditur se 242 komuna franceze janë përballur me erozionin e detit, të cilat prej dekadash janë përpjekur më kot të bllokojnë përparimin e detit. Blloqet e mëdha të gurëve përgjatë bregdetit nuk mjaftojnë më.

Gjithnjë e më shumë komuna në Francë po adoptojnë teknologjinë e gjeotubave për të luftuar erozionin në brigjet e Atlantikut dhe Mesdheut.

Teknologjia e gjeotubave zvogëlojnë valët në plazhe që po kërcënojnë shtëpitë buzë shkëmbinjve, thotë menxheri i projektit të Geocorail, një kompani e specializuar në proceset kundër erozionit, Jérome Solesio.

"Geotubat janë çorape të mëdha rreth dyzet metra të gjata, tre metra në diametër, të mbushura me rërë dhe përdoren si ndërprerëse valësh për të kufizuar gërryerjen e plazheve".

Rezultati është një linjë e parë e mbrojtjes kundër valëve, të cilat nuk përplasen më në plazh. Dhjetë qytete franceze janë tashmë të pajisura me këta tuba nënujorë.

Teknologji të tjera inovative po përdoren gjithashtu përgjatë bregdetit francez.

Ndërkohë plazhin në La Tranche-sur-Mer në departamentin Vendée, vija bregdetare është stabilizuar që nga instalimi në vitin e kaluar i një muri deti të lëvizshëm që drejton valët në det.

 Kurse në La Baule, vija bregdetare është betonuar nga njëri skaj në tjetrin.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota