Reshjet e borës mbulojnë Mynihun, anulohen pothuajse gjysma e fluturimeve
BKT
Rajoni dhe Bota

Reshjet e borës mbulojnë Mynihun, anulohen pothuajse gjysma e fluturimeve

RTKlive

Reshjet e dendura të borës goditën Gjermaninë jugore të premten mbrëma dhe vazhduan të shtunën, duke shkaktuar një kaos rrugor në qytetin e Mynihut.

Një lexues i RTK-së, Basrush Trolli, ka dërguar foto nga qyteti gjerman ku mund të shihen rrugët e bllokuara nga bora, ndërsa poashtu shihet që ka edhe dëme materiale në automjete.

Reshjet e borës kanë shkaktuar ndërprerje të mëdha edhe në aeroportin e Mynihut, qendra e dytë më e ngarkuar në vend.

Aeroporti përmes një njoftimi tha të shtunën se do të pezullojë fluturimet deri në mesditë.

Rreth 320 nga 760 fluturimet e planifikuara për të shtunën janë anuluar, njofton agjencia gjermane e lajmeve DPA.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota