Trepça fiton në Gjakovë
BKT
Sport

Trepça fiton në Gjakovë

Uran Krasniqi/RTKLive

Trepça ka dalur fitues nga përballja me Vëllaznimin në Gjakovë.

Ndeshja është mbyllur me shifrat 82:89 (21:28, 21:28, 16:20, 24:13).

Që nga fillimi mysafirët kanë krijuar diferencë dhe ia kanë dalë ta ruajnë atë deri në fund pavarësisht përpjekjes së vendasve për t'u rikthyer.

Më i dalluari te vendasit ishte Samuel Sessoms me 20 pikë, pesë kërcime e nëntë asistime, kurse te Trepça u dalluan Jordy Tshimanga me 20 pikë e nëntë kërcime dhe Driton Hajrizi me 15 pikë e dhjetë kërcime.