Milan fiton bindshëm ndaj Frosinone
BKT
Sport

Milan fiton bindshëm ndaj Frosinone

Uran Krasniqi/RTKLive

Milan ndryshe nga humja e mesjavës nga Borussia Dortmund ka treguar fuqinë në Serie A kundër Frosinone. E ka mposhtur me rezultat 3-1.

Pavarësisht dominimit Milan e ka gjetur golin vetëm nga fundi i pjesës së parë me Jovic (43')

Christian Pulisic ka dyfishuar avantazhin e Milanit brenda pesë minutave pas rifillimit të ndeshjes.

Golin e tretë për Milanin e ka realizuar Tomori (74'). 

Golin e vetëm për mysafirët e ka realizuar Brescianini (82').

Në tabelën e kryesuar nga Juventus, Milan gjendet në vendin e tretë, ndërsa Frosinone në vendin e njëmbëdhjetë.