13:25 / 03.12.2023
Boeing 787 Dreamliner, zbriti për here të parë në Antarktidë
RTKlive
Një linjë ajrore norvegjeze ka bërë histori duke zbritur Boeing 787 Dreamliner të parë në Antarktidë.
Norse Atlantic Airways zbarkoi një Boeing 787 Dreamliner në kushte mjaft të ndryshme nga zakonisht. Destinacioni: Antarktida. Zona e uljes: një “pistë akulli blu” 3,000 metra e gjatë dhe 60 metra e gjerë, e skalitur nga bora dhe akulli.
Në një deklaratë CEO i Norse Atlantic Airways, Bjørn Tore Larsen tha:
“Është një nder dhe emocion i madh në emër të të gjithë ekipit Norse që kemi arritur së bashku një moment të rëndësishëm të uljes së 787 Dreamliner-it të parë”,
Zbarkimi i një avioni kaq të madh hap mundësi krejtësisht të reja për logjistikën në Troll, e cila gjithashtu do të kontribuojë në forcimin e kërkimit norvegjez në Antarktidë.























