12:57 / 04.12.2023
Indi, mijëra persona janë evakuuar përpara ciklonit
Përgatiti: M.Miftari/RTKlive
Autoritetet në Indinë jugore kanë evakuuar mijëra njerëz përpara ciklonit të rëndë ‘Michaung’, i cili pritet të arrijë në tokë hinduse të martën.
Cikloni, që lëviz drejt rajonit të Andhra Pradesh, pritet të sjellë reshje të dendura me erëra deri në 110 km/h, njoftojnë mediet e huaja, transmeton RTKlive.
Si masë paraprake, shkollat dhe trafiku ajror janë mbyllur gjithashtu dhe peshkatarët këshillohen të mos dalin në det.























