Përpjekja ruse në sabotimin e procesit të NATO-s
Përgatiti: M.Miftari/RTKlive
Një raport i Shërbimit Sekret i marrë nga televizioni finlandez, Yle, zbulon se si Rusia planifikoi të shkatërronte procesin e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO.
Në raportin e inteligjencës, ndër të tjera, thuhet se demonstratat që pasuan djegien e Kuranit në Suedi rritën mosbesimin ndaj Islamit në vendet e BE-së, shkruan Yle, transmeton RTKlive.
Rusia donte të përfitonte nga ajo ngjarje përmes veprimeve të ndryshme që do të nxisnin demonstrata.
Shërbimi inteligjent finlandez konfirmon për Yle se ata dinin për planet e shërbimit inteligjent rus për të nxitur demonstrata. Sipas Yle, megjithatë, nuk ka asgjë në dokument që të tregojë se planet e Rusisë janë realizuar në Finlandë.
Raporti i inteligjencës vjen fillimisht nga Dossier Center. Është një qendër për gazetarinë investigative e financuar nga ish-oligarku Mikhail Khodorkovsky.
Ministri i Jashtëm suedez,Tobias Billstörm, nuk dëshiron të komentojë raportin, por vëren se Rusia kundërshton anëtarësimin suedez në NATO.
"Dihet mirë se Rusia nuk dëshiron që Suedia të bëhet anëtare e NATO-s”, deklaroi Billstörm .
Ai, duke iu referuar faktit se Rusia në dhjetor të 2021-ës, tha se nuk mendonte se qoftë Finlanda dhe Suedia do të lejoheshin të bëhen anëtare të NATO-s.
"Nuk e kam parë raportin, por në përgjithësi mund të them që në këto kohë duhet të jesh shumë i kujdesshëm kur bëhet fjalë për dezinformatat dhe të jesh shumë kritik ndaj burimit të asaj që del. Mendoj se kjo është një këshillë e mirë për të gjithë qytetarët suedez në këtë situatë”, tha Billström.























