Zelenskiy anulon planin për t`iu drejtuar ligjvënësve amerikanë
Bardhyl Bajrami /RTK
Presidenti i Ukrainës, Volodymr Zelenskiy në minutë të fundit, pa paralajmërim ka anuluar një adresim para Senatit amerikan, në mënyrë virtuale. Adresimi virtual i presidentit ukrainas ishte planifikuar të ndodhte të martën.
Ky anulim ka ndodhur në kohën kur një zyrtar i lartë ukrainas ka paralajmëruar se Ukraina është në rrezik që ta humbasë luftën kundër Rusisë nëse nuk miratohet vazhdimi i ndihmës ushtarake amerikane për vendin. Kryesuesi i Senatit, Chuck Schumer nuk ka dhënë detaje për mos adresimin e presidentit ukrainas.
Ndërkohë, sot Ukraina shënon Ditën e Forcave të Armatosura. Presidenti Zelenskiy ka nderuar të gjithë ata ushtarë që dhanë jetën për vendin e tyre. Zelenskiy ka vënë kurora lulesh në Murin Përkujtimor në Kiev.
Ceremonia është përmbyllur me një minute heshtje.























