Putin i shoqëruar nga aeroplanët luftarakë, zbarkon në Abu-Dabi
BKT
Rajoni dhe Bota

Putin i shoqëruar nga aeroplanët luftarakë, zbarkon në Abu-Dabi

D. Ramabaja /RTK

Presidenti rus Vladimir Putin zbarkoi në Arabinë Saudite, të mërkurën, për bisedime të organizuara me ngut me princin e kurorës Mohammed bin Salman për naftën, Gazën dhe Ukrainën.

Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë synon të arrijë Putin, i cili rrallëherë është larguar nga Rusia që nga fillimi i luftës në Ukrainë, për naftën ose gjeopolitikën në një takim ballë për ballë me princin e kurorës së eksportuesit më të madh të naftës së papërpunuar në botë.

Takimi i Putinit me princin vjen pasi çmimet e naftës ranë pavarësisht një premtimi nga OPEC+ për të ulur më tej prodhimin, grup i cili përbëhet nga vendet e eksportuesve të Naftës dhe aleatët e udhëhequr nga Rusia.

Ministria ruse e mbrojtjes ka publikuar pamje të aeroplanit Ilyushin-96 të shefit të Kremlinit të rrethuar nga aeroplanët luftarakë Sukhoi-35S në fluturimin e tij nga Rusia në Emiratet e Bashkuara Arabe e cila ishte ndalesa e tij e parë.

Në Abu Dhabi, presidenti Sheikh Mohammed mirëpriti Putinin, me aeroplanët e Emirateve të Bashkuara Arabe. Putin ka deklaruar se Rusia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe bashkëpunuan si pjesë e OPEC+, anëtarët e të cilit pompojnë më shumë se 40% të naftës në botë, duke shtuar se ata do të diskutojnë konfliktin Izrael-Hamas dhe Ukrainën.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota