Ukrainë, Rusia sulmoi me dronë qytetin Odesa
BKT
Rajoni dhe Bota

Ukrainë, Rusia sulmoi me dronë qytetin Odesa

Përgatiti: M.Miftari/RTKlive

Rusia ka sulmuar rajonin e Odesas me një numër dronësh, gjatë natës së kaluar.

Sipas të dhënave nga  zyrtarët ukrainas, nga sulmi u dëmtuar infrastruktura portit detar, si dhe një civil është vrarë.

Dronët e modelit iranian ‘Shahed’ u përdorën mbi Odesa gjatë natës të së kaluar”, njoftojnë Forcat Ajrore të Ukrainës, transmeton RTKlive.

Sipas të dhënave, 15 nga gjithsej 18 dronë sulmues u asgjësuan.

Sipas forcave ajrore të Ukrainës, Rusia ka grumbulluar dronë dhe robotë për të synuar sulmet ndaj infrastrukturës jetike të Ukrainës dhe rrjetit të energjisë elektrike gjatë muajve të dimrit.

“Është dëmtuar një magazinë, një ashensor dhe kamionë. Një nga drejtuesit e kamionit u vra. Një zjarr shpërtheu në vendngjarje, por u shua shpejt nga shërbimet e urgjencës”, tha Oleh Kiper, guvernatori i Odesas.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota