Autobusi autonom i natës në Seul
BKT
Rajoni dhe Bota

Autobusi autonom i natës në Seul

Bardhyl Bajrami /RTK

Për herë të parë në mbarë rruzullin tokësor ka nisur punën autobusi i natës, autobus ky autonom i cili është prezantuar nga qeveria e qytetit të Seulit.

Aktualisht, në këtë autobus do të qëndron shoferi por i cili nuk ka dorë në drejtimin e autobusit. Autobusi qarkullon në shiritin e veçantë për autobus ndërsa nëpërmjet senzorëve të shumtë përdor informatat për semaforët dhe objektet përreth.

Për sigurinë e udhëtarëve, autobusi nuk do të niset nëse të gjithë udhëtarët nuk janë ulur në ulëse dhe nuk kanë vënë rripat e sigurisë.

Ky autobus për momentin qarkullon në linjën 9.8 kilometërshe, çdo 70 minuta ndërsa ndalon në 40 stacione. Orari i punës së këtij autobusi është nga ora 23:30 deri në 05:10 të ditës vijuese. Qeveria metropolitan e Seulit planifikon që vitin e ardhshëm të zgjerojë linjat lokale e po ashtu planifikon nisjen e operimit të këtyre autobusëve edhe në linja ndërurbane.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota