OKB thotë se popullata e Rripit të Gazës është në rrezik nga uria
Luan Qorraj / RTK
OKB ka paralajmëruar se gjysma e popullatës së Rripit të Gazës është tani në rrezik nga uria, përderisa Tel Avivi zyrtar ka thënë se nuk planifikon të ndalon operacionet përderisa ka prezencë të Hamasit në këtë territor.
Krerët e programit botëror të ushqimit pranë OKB-s, kanë thënë se gjysma e popullatës në Rripin e Gazës nuk ka qasje në ushqim dhe se tani, përveç dhunës dhe sëmundjeve janë në rrezik edhe nga uria. Paralajmërimet e UNWFP vijojnë në kohën kur edhe agjencitë tjera bëjnë apele të përsëritura për ndalimin e dhunës përderisa Tel Avivi zyrtar thotë se nuk planifikon të ndalon operacionet, përderisa ka prani të Hamasit në Rripin e Gazës.
Përfaqësuesit e forcave mbrojtëse të Izraelit kanë deklaruar se ata ndjejnë keqardhje për çdo fëmijë dhe çdo viktimë të pafajshme civile, por se ngjarjet e 7 Tetorit kanë dëshmuar se Izraeli nuk ka zgjidhje tjetër, përderisa oficerë të ndryshëm kanë thënë se tani është koha për intensifikimin e operacioneve pasi që një numër i madh i luftëtarëve të Hamasit kanë filluar t’u dorëzohen forcave izraelite.
Gjithashtu, ka njoftime për bastisje dhe përleshje të reja mes forcave izraelite dhe banorëve palestinez të Bregut Perëndimor, ku vazhdon dhuna edhe mes grupeve të kolonëve izraelit dhe civilëve palestinezë.























