Lufta në Ukrainë, mes qëndresës dhe mungesës të municionit artilerik
Luan Qorraj / RTK
Disa raporte nga Ukraina thonë se qyteti Adiivka, i cili që disa muaj ishte cak i sulmeve ruse, është pranë rënies, përderisa forcat ukrainase, në disa pika, thonë se kanë mbetur pa municion të mjaftueshëm artilerik.
Disa raporte, të cilat po vijnë nga fronti ukrainas, thonë se pas disa muajve të suzlmeve të pandlaura dhe humbjeve të mëdha në njerëz dhe teknologji, forcat ruse janë pranë okupimit të qytetit Adiivka.
Megjithatë njësitetët e ndryshme ukrainase, të cilat gjinden në dhe pranë qytetit, thonë se do të vazhdojnë luftimet, përderisa nuk marrin urdhër për tërheqje .
Ndërkohë, forcat ukrainase në pikat e ndryshme të frontit, kanë thënë se janë duke mbetur pa municion të mjaftueshëm artrilerik dhe se kjo ka filluar t’i pengojë opoeracionet.
Ata bënë apel për dërgesa të përshpejtuara të predhave nga aleatët por, sipas raporteve të ndryshme, shumë prej vendeve përendimore po kanë porbleme në pordhimin e mjaftueshëm të predhave të nevojshme.
Megjithatë, sipas njoftimee të ndryshme, mbrojtësit janë duke e mbajtur vijën në pjesën dërrmuese të frontit, ndërkohë që ka njoftime edhe për përparime të reja të ukrainase në brigjet e lumit Dnipro.























