Lufta në Gaza, përpjekjet për një armëpushim të dytë nuk po gjejnë vend
BKT
Rajoni dhe Bota

Lufta në Gaza, përpjekjet për një armëpushim të dytë nuk po gjejnë vend

Hanife Osmani /RTK

Në ditën e 65 të luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit përpjekjet për një armëpushim të dytë nuk po gjejnë vend. Ndërsa nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë për një gjendje të vështirë shëndetësore atje.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka përcjellë presidentit rus, Vladimir Putin, se nuk është i kënaqur me pozicionin e Moskës në Gaza. Kjo bisedë telefonike mes dy presidentëve erdhi pasi të premten 13 anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbështetën një rezolutë që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, megjithatë e njëjta nuk kaloi pasi SHBA përdori veton dhe Mbretëria ne Bashkuar abstenoi. Nga Kremlini thonë se Rusia është e gatshme të japë të gjithë ndihmën e mundshme për të ndaluar thellimin e konfliktit dhe se Putin ripohoi qëndrimin parimor të refuzimit dhe dënimit të terrorizmit në të gjitha format e tij.

Shefi i Agjencisë për refugjatët palestinez, Philippe Lazzarini, ka deklaruar se ushtria izraelite u ka kërkuar banorëve të Gazës veriore të iknin nga jugu, ku, sipas Lazzarinit, të njëjtit më pas shtyheshin edhe më tej drejt kufirit me Egjiptin. E kjo sipas shefit të agjencisë së OKB-së për refugjat nëse vazhdon tutje, Gaza "nuk do të jetë më një tokë për palestinezët". Izraeli ka mohuar akuzën nga  kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë se ajo po përpiqet të detyrojë banorët e Gazës për në Egjipt.

Shqetësime erdhën edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ku, sipas saj veprimet e Izraelit në Gaza, po krijojnë kushte ideale për përhapjen e sëmundjeve. Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, thotë se sistemi shëndetësor i Gazës është në gjunjë dhe po shembet. Për më tepër, Shefi i OKB-së dhe Katari, të cilët kanë vepruar si ndërmjetës për armëpushim, janë zotuar të vazhdojnë përpjekjet për t'i bërë presion të dyja palëve në një armëpushim të qëndrueshëm.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota