Mbretëria e Bashkuar dërgon dy anije me minahedhës në Ukrainë
BKT
Rajoni dhe Bota

Mbretëria e Bashkuar dërgon dy anije me minahedhës në Ukrainë

Përgatiti: M.Miftari/RTKlive

Të hënën, Mbretëria e Bashkuar njoftoi se do të dërgojë dy anije me minahedhës në Ukrainë.

Transferimi u njoftua së bashku me nisjen e Koalicionit të Kapaciteteve Detare, të krijuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia, njoftojnë mediet e huaja, transmeton RTKlive.

Koalicioni synon të përmirësojë marinën ukrainase dhe ta bëjë atë më të pajtueshme me aleatët perëndimorë dhe të rrisë sigurinë në Detin e Zi.

Minahedhësit që Mbretëria e Bashkuar po dërgon në Ukrainë janë të klasës "Sandown", e cila është e ngjashme me klasën suedeze "Landsorts".


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota