Udhëheqësi i opozitës ruse Alexey Navalny dërgohet në burgun e panjohur
Përgatiti: M.Miftari/RTKlive
Avokatët e Alexey Navalny-t thanë të hënën se kanë humbur kontaktet me liderin e opozitës ruse, Alexey Navalny, i cili është i burgosur, por tani nuk dihet vendndodhja e tij.
Navalny u dënua me 19 vjet burg në gusht, pasi u shpall fajtor për krijimin e një komuniteti ekstremist, financimin e aktiviteteve ekstremiste dhe shumë krime të tjera. Ai po vuante tashmë dënimet me 11 vjet e gjysmë në një strukturë të sigurisë maksimale për mashtrim dhe akuza të tjera që ai mohon.
Mbështetësit e Navalny pretendojnë se burgosja e tij është një përpjekje e motivuar politikisht për të mbytur kritikat e tij ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.
Avokatët kanë bërë disa përpjekje për ta takuar Navalny-n, i cili ka vuajtur probleme serioze shëndetësore. Ata u informuan se 47-vjeçari nuk ishte në ndërtesën e burgut IK-6, as në IK-7.
"Të premten dhe gjatë gjithë ditës së sotme, as në ndërtesën e burgut IK-6 dhe as në atë të IK-7 nuk iu përgjigjën avokatëve të Navalny-t" , deklaruan avokatët e Navalny-t për mediet e huaja, transmeton RTKlive.
Bëhet e ditur se Navalny ishte zhdukur për gjashtë ditë. Navalny u burgos për herë të fundit në ndërtesën e burgut IK-6, në lindje të Moskës.























